Kombëtarja shqiptare e vajzave për U-17, e ka nisur me humbje rrugëtimin në kualifikueset e Europianit. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj, u mposht 3-1 nga Izraeli, në takimin e parë për raundin e dytë kualifikues.

Sfida e zhvilluar në Andorra, nisi malore për Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi mbeti me 10 lojtare në fushë në minutën e 19-të, Marina Rushaj u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm katër minuta më vonë, Izraeli kaloi në avantazh me Ben Zvi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe pse në inferioritet numerik, Kombëtarja shqiptare barazoi rezultatin në minutën e 67-të me Amelia Recin. Sulmuesja shënoi një supergol me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Izraeli shënoi dy gola në kohën shtesë me Ella Esther Fabian, për të vulosur rezultatin në 3-1.

Më 7 Mars, Shqipëria do të përballet me Andorrën pritëse në orën 15:00, ndërsa më 10 Mars, përfaqësuesja kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë në orën 12:00. /tvklan.al