Dhurimi periodik i gjakut në një periudhë 6-vjeçare, thonë mjekët se sjellë përfitime të mëdha shëndetësore duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por dhe ato neurologjike.
Kryeministri mesa duket i ka ndjerë këto përfitime pasi prej më shumë se 20 vjetësh është dhurues i rregullt i gjakut, siç e pohon vetë. Së bashku me stafin e kryeministrisë Rama u bë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit dhe dhurimit të gjakut.
“Ne e kemi traditë, një pjesë këtu që janë që nga bashkia e dinë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi duke dhënë gjak. Dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që e japin.”
Vitet e shkuara, Qendra Kombëtare e Gjakut ka ngritur shqetësimin për mungesën e depozitave në bankat e gjakut. Por mjekët thonë se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, ka pasur një dyfishim të dhurimeve vullnetare.
Tv Klan