Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të ulur në një tryezë dialogu politik me opozitën, nisur nga situata aktuale mes mazhorancës dhe pakicës.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp me ambasadorin e BE pas dorëzimit të progres-raportit të KE, Rama tha se opozita është vetëpërjashtuar nga dialogu.

“Jam dakord, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen 2 vetë. Nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është e thjeshtë, kush nuk është i gatshëm të flasë. Ndihen të përjashtuar më vjen shumë keq, është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike, është zgjedhja e tyre legjitime, jemi vend i lirë, secili bën zgjedhjen e vet. Edhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime, nuk ndalohet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al