Pamjet e incidentit në një hotel në SHBA të Diddy, i cili dhunon ish-të dashurën e tij Cassie Ventura, ngjarje e ndodhur në vitin 2016 ka tmerruar reperin. Publikimi i pamjeve të CNN duket se ka frikësuar cili menjëherë ka thirrur avokatët e tij pasi druhet se do të pasojnë video të tjera të ngjashme.
“Ekipi i tij po përgatitet për publikimin e më shumë videove dhe tani është i vetëdijshëm se disa nga njerëzit që janë paguar për t’i asgjësuar ato mund të kenë mbajtur kopje,” thonë burime për britanike Daily Mail. Videoja vjen pasi artisti po përballet me një sërë akuzash dhe padish që e akuzojnë atë për përdhunim.
Këto pamje të marra nga kamerat e sigurisë, që përkasin datës 5 mars 2016, i ngjan shumë përshkrimit të një incidenti në një hotel në Los Anxhelosit të përshkruar në një padi të nëntorit të ngritur nga Cassie.
Në padi thuhet se Combs i ka paguar hotelit 50,000 dollarë për të fshirë videon e cila ende nuk dihet se si ka rënë në duart e gazetarëve të CNN.
Klan News