Ish-asistenti personal i Diddy ka përshkruar për mediat e huaja momentin e neveritshëm me “maniakun seksual”. Ai tregon se Diddy e kishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale në mënyrë që t’i provonte se ishte një njeri i besuar.

Phillip Pines shpërtheu në lot teksa rrëfente momentin që Diddy e kapi nga supet gjatë një prej festave të tij famëkeqe. Ai tregon se Diddy i dha një prezervativ dhe duke e quajtur veten si “Mbreti”, i kërkoi që t’i provonte besnikërinë. Ndërkohë që i bëri me shenjë një vajze nga dhoma.

Phillip Pines tha për “Investigation Discovery” se me ngurrim pranoi kërkesën e Diddy dhe sapo atë e zuri gjumi, Phillip u arratis me vrap nga shtëpia e këngëtarit. Gjatë intervistës ai tha se besnikëria ishte gjithçka për Diddy-n.

“Më kapi nga supet, më bëri një masazh siç do t’i bënte trajneri një lojtari që do të hynte në lojë, më dha një prezervativ, më shtyu te një vajzë që ishte në divan, një mysafire. Ngriva para se të ndodhte, nuk e dija se çfarë po ndodhte. A është kjo kënaqësi për të? A është ky një test për argëtim, a e di ai se po e bën këtë? A është ai që iku? Nuk dija se çfarë të bëja! Unë ‘performova’ pak dhe ika nga atje. E kisha parë se sa mund të zemërohej për gjërat më të vogla. Mendova me vete se nëse nuk do e bëja këtë, nuk e di se çfarë tjetër mund të më ndodhte. Unë vij nga një familje e krishterë dhe mbështetem shumë në norma dhe morale”, tha ai me pendesë për atë që ishte detyruar të bënte, teksa lotët i rridhnin faqeve.

Më tej Phillip Pines përshkroi lemerinë që i kishin parë sytë në shtëpinë e Diddy-t, ku zhvilloheshin festat famëkeqe.

“Kur hyn në atë shtëpi, shikon njolla, prezervativë të përdorur, vaj bebesh, gjak, xhama të thyer e shumë të tjera. Vaji i bebes ishte kudo, në dysheme, madje dhe në vaskë. Është thjesht e neveritshme. Nuk dua kurrë më që ta nuhas aromën e vajti që përdoret për bebet. Diddy është një grabitqar. Ai ka një aftësi të lindur për t’ju bërë të ndiheni rehatë dhe të bëni gjëra që nuk do donit t’i bënit kurrë,” tha Phillip Pines.

Muajin e kaluar Pines paditi Diddy për ngacmim seksual. Ndërkohë që ai punoi si asistenti personal i tij nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Diddy emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs aktualisht është në burg, në pritje të gjykimit për një sërë akuzash për trafikim, shantazh dhe abuzim seksual. Nga ana tjetër ai ka mohuar të gjitha akuzat përfshirë edhe ato të ngritura nga ish-asistenti i tij./tvklan.al