Elia Zaharia i ka dedikuar një urim mjaft emocionues të bijës me rastin e 4-vjetorit të lindjes së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elia Zaharia e quan Geraldinën diellin e jetës së saj.

Krahas fotove me të voglën dhe me familjarët, Elia shkruan se i është falenderuese Zotit çdo ditë për bekimin që me një buzëqeshje ia përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes.

Teksa i uron që e qeshura e saj të çiltër të burojë kurdoherë për të ndiçuar këdo që e ka pranë, Elia i thotë të bijës se sa e mrekullueshme është jeta më të.

“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes…Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldine”, shkruan Elia Zaharia krahas fotove.


/tvklan.al