Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas denoncimeve të ndërsjellta në polici mes saj dhe Princ Lekës për dhunë dhe pamjeve të sherrit fizik që u bënë publike në media, mes saj dhe ish-bashkëshortit.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajo, siç shprehet “përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese” për të dhe familjen e saj.
“Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, shkruan Elia Zaharia.
Akuzat për dhunë dhe pamjet e sherrit mes çiftit mbretëror, të cilët janë në proces divorci u bënë publike më datë 6 Mars.
Një ditë më pas, Gjykata e Tiranës miratoi urdhrat e mbrojtjes për Princ Lekën, si për Elia Zaharinë dhe babain e kësaj të fundit Gjergj Zaharia. Kërkesa ishte bërë nga të dyja palët dhe u pranua nga gjyqtarja menjëherë pas dhunës në rezidencën mbretërore.
Sipas vendimit të gjykatës, Leka dhe Zaharia duhet të qëndrojnë 5 metra në distancë. Gjithashtu princi duhet ta takojë vajzën e tij 3 vjeçare, jo në prezencë të Elias, por të dados. Leka Zogu i ll kërkoi urdhër të menjëhershëm mbrojte për Elia Zaharian dhe vjehrrin Gjergj Zaharia. I njëjti vendim është dhënë dhe për Elia Zaharinë pasi pretendon se është dhunuar nga Princ Leka i dytë./tvklan.al