Një test i thjeshtë gjaku që pretendon se mund të diagnostikojë demecën që në fazat e hershme ka nisur të testohet në një klinikë në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi i më shumë se 3 mijë pacientëve do të verifikojë një test të përshtatshëm për përdorim rutinë, i cili mund të zbulojë problemet me kujtesën që në fazat hershme. Sipas hulumtimeve rezulton se vetëm 2% e pacientëve me Alzheimer kanë një diagnozë të duhur.
Stephanie Everill vetëm 67 vjeçe, është një nga pacientet e para që do të marrë pjesë në këtë studim. Ajo u diagnostikua me dëmtime të lehta në kujtesë dhe aktualisht po lufton me demencën. Nëna e saj kishte Alzheimer dhe mjekët besojnë se edhe ajo mund të jetë në të njëjtë rrugë.
Stephanie Everill dha një mostër gjaku në spitalin “Warneford” në Oksford dhe shkencëtarët do të analizojnë gjakun e saj për një seri proteinash, të cilat sipas hulumtimeve të mëparshme rezultojnë të jenë të lidhura me demencën.
Sipas shkencëtarëve ky studim ka për qëllim të përshpejtojë diagnostikimin e demecës edhe kur është në fazë të hershme.
“Nuk do të jetë asgjë më pak se katastrofike nëse njerëzit nuk janë në gjendje të marrin një diagnozë mjaft herët për të përfituar nga barnat e reja pasi ato të bëhen të disponueshme. Testet e biomarkerëve të gjakut mund të jenë përgjigja. Sfida e biomarkerit të gjakut ka të bëjë me revolucionarizimin e rrugës diagnostikuese. Dhe testi i gjakut është një pjesë kyçe e kësaj”, tha njëra prej studiueseve./tvklan.al