Dy makina të parkuara të një 31-vjeçari në Cërrik janë djegur pjesërisht mëngjesin e kësaj të mërkure.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik”, njoftoi policia.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre dy automjeteve.
Pronësia e tyre tek 31-vjeçari ka bërë që policia të dyshojë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Ende nuk dihet nëse 31-vjeçari në fjalë ka pasur konflikte të mëparshme.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka informacione për djegien e makinave sipas asaj që na raportoi gazetari Fatos Salliu./tvklan.al