Pas denoncimit për vjedhjen e një shume parash në një banesë në fshatin Shushicë të Cërrikut, uniformat blu kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është vënë në pranga 28-vjeçari me iniciale Xh.S., banues në fshatin që dyshohet se kreu vjedhjen.

I riu dyshohet se mëngjesin e djeshëm ka vjedhur 420 Euro në banesën e një 67-vjeçari. Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al