Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Policia e qytetit sqaron se makina është djegur në rreth orës 00:45, në lagjen “28 Nëntori”.
Po ashtu bëhet me dije se automjeti në pronësi të A.Ç. është djegur plotësisht dhe nuk dihet ende nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të një defekti teknik.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur hetimin dhe po punohet që zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al