Një automjet tip Mercedes-Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Siç shihet në videon e dërguar nga qytetarët pranë redaksisë së tvklan.al, makina u përfshi nga flakët në lëvizje.

Nuk ka raportime për persona të lënduar.

/tvklan.al