Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme
Makina e një punonjësi të Ujësjellësit të Vlorës është djegur gjatë natës në zonën e Ujit të Ftohtë.
Dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se ngjarja lidhet me një konflikt të tre javëve më parë, ku është përfshirë pronari i mjetit, Olsi Kafazi.
35-vjeçari ka përfunduar në spital pasi është rrahur nga 3 persona, të cilët uniformat blu ende nuk kanë mundur t’i identifikojnë. Policia ka marrë dëshminë e pronarit të mjetit dhe po heton ngjarjen.
Tv Klan

