Digjet një biznes gjatë natës në Tiranë. Lokali mori flakë pak pas mesnate, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe banorët e pallatit.

Zjarrfikësit shuan flakët, ndërsa dëmet në biznes janë të konsiderueshme. 

Në komisariat është shoqëruar pronari i lokalit pasi dyshohet se ka qenë duke sistemuar tendën e lokalit që ishte prej kashte, por zjarri i doli jashtë kontrollit.

Flakët shkaktuan panik tek banorët, të cilët u evakuan deri në vënien e tyre nën kontroll.

Klan News