Dinamo është kampione e dimrit në Superligën shqiptare. Pas 19 javësh kampionat, kryeqytetasit e gjejnë veten në vendin e parë më 34 pikë, duke lënë pas Partizanin ndjekës. Formë e jashtëzakonshme e skuadrës së Ilir Dajës, falë edhe rezultateve në 5 ndeshjet e fundit.

Dinamo ka grumbulluar në total 13 pikë gjatë kësaj periudhe, kulmuar me fitoren e kësaj fundjave, 2-1 ndaj Egnatias. “Nëndetësja blu” ka edhe sulmin më të mirë për momentin. Me 30 gola, ata janë dominues edhe në këtë aspekt, duke lënë pas Vllazninë.

Shkodranët u mposhtën 2-0 nga Partizani, që mbetet i dyti me 1 pikë më pak. Të kuqtë shënuan fitore pas golave të Carës e Rrapaj, dyshe e cila luajti edhe sfidën e fundit me fanellën kryeqytetase.

Në zonën “final four” gjenden Vllaznia e Egnatia, duke mbetur sërish në garë për titullin kampion. Elbasani u rikthye tek fitorja pas dy javësh për tu konfirmuar në vendin e pestë në kampionat, teksa mposhtën 2-0 Skënderbeun e vendit të fundit. Korçarët po përjetojnë një moment tejet negativ, fakt që e treguan edhe në takimin e javës së 19-të. Rekord negativ e Tiranës.

Bardheblutë pësuan humbjen e 5-të dhe të dytin radhazi për të zbritur në vendin e 8-të, pozicion që momentalisht të dërgon në fazën play-out të Superligës. Teuta dhe Laçi janë skuadra që momentalisht janë në zonën e qetë të renditjes, në mesin e tabelës. Në 5 takimet e zhvilluara këtë fundjavë u shënuan 11 gola, me një mesatare prej 2.2 golash për çdo 90 minutësh.

Klan News