Superliga shqiptare po tregon gjithnjë e më rivalitet në këtë sezon. 10 janë pikët që distancojnë vendin e parë me atë të fundit që mbahet konkretisht nga Partizani dhe Laçi.

Të kuqtë numërojnë 17 pikë në krye të kampionatit pas atij barazimi spektakolar 2-2 në Shkodër kundër Vllaznisë. Skuadra e Veselinoviç u konfirmua edhe njëherë si ekipi që shënon më shumë, me 14 gola, por sinjali negativ mbetet numri i golave të pësuar, 12.

Një përballje që vulosi edhe “emërtimin’ në javën e barazimeve pasi 4 nga 5 takimet e kësaj fundjave përfunduan në ekuilibër rezultati.

Shifrat 1-1 u regjistruan në Rrogozhinë, mes Egnatias dhe Dinamos, Elbasan ku vendasit ndanë pikët me Skënderbeun dhe Korçë, aty ku këtë herë në fushë zbriti Tirana përballë Laçit.

Praktikisht asnjë ndryshim pozicionesh, përpos Bylisit, me ballshiotët që prishën edhe trendin e kësaj jave, duke qenë të vetmit që morën 3 pikët me një fitore bindëse 4-0 ndaj Teutës.

Një fitore që për momentin i largoi nga vendi i fundit, tashmë pronë e kurbinasve. Edhe rivaliteti për goleadorin e kampionatit mbetet i fortë.

Tre lojtarë gjenden në kuotën të njëjtë realizimesh, 5 të tillë deri më tani, me Balaj të Vllaznisë, Itodo të Dinamos dhe Rashicën e Skënderbeut që kanë hedhur menjëherë kandidaturën për “Këpucën e Artë”.

Klan News