Dinamo vazhdon me serinë e rezultateve pozitive në kampionat. “Blutë” triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Superiore.
Sukses i rëndësishëm për Dinamon, që merr vendin e parë në renditje me 14 pikë, por ndjekësit e Vllaznisë, Partizanit dhe Elbasanit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sa i përket ndeshjes, kryeqytetasit iu falën golave të shënuar nga Itodo në minutën e 22-të dhe Zabërgja në minutën 55-të.
Për kurbinasit, golin e vetëm e shënoi Arlind Kurti në fund, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Kjo është humbja e shtatë për Laçin, që mban vendin e fundit në renditje me vetëm 3 pikë. /tvklan.al