Gruaja e parë është diplomuar nga ”Shkolla e Ushtrisë Amerikane për Snajperin” duke përmbushur afatin 7 javor i përshtatur për të prodhuar ‘’armën më të frikshme në fushëbetejë.”
Ushtarja, e cila ishte rregjistruar si pjesë e Gradës Kombëtare të Montana-s dhjetorin e kaluar nuk është identifikuar. Ajo është dërguar në Georgia, për kursin 22-javësh i cili përmban trajnimin bazik dhe aftësitë në fushë betejë. Stafi i trajnimit të një njësie stacionore vuri rë rezutatet e saja të shkëlqyera gjatë kursit siç ishin ato për gjuajtje dhe e rekomanduan atë për shkollën e snajperit.
Maj. Gen. J. Peter Hronek, Ndihmës-Gjenerali i Montanës u shpreh gjatë fjalimit të tij duke thënë: ”Jemi shumë krenar për arritjet e ushtares tonë, dhe ky është një moment historik jo vetëm për Montanën, por për të të gjithë Gardën Kombëtare dhe Ushtrinë.”
Përveç testit për gjuajtje, kursi i trajnon ushtarët dhe në planifikimin e misioneve, ndërgjegjësimin e avancuar në fushëbetejë, angazhimet komplekse etj.
Ajo u paraqit e përgatitur për trajnimin dhe ia doli fizikisht të shkëlqente. “Jemi krenar për rezultatet dhe përpjekjet e saj gjatë këtij kursi, u shpreh David Wright, Komandant Batalioni në shkollën e Snajperit.
Duke u bërë femra e parë e cila diplomohet në këtë shkollë që nga themelimi i saj në 1987, ushtarja tani do të rikthehet pjesë e Gradës së Montanës.
Nga 1.3 milion anëtarë aktivë ushtarakë vetëm 17% janë femra. Ushtria dhe Forcat Ajrore ka secili përafërsisht 70,000 gra pjesë të tyre, ndërkoha që flota detare përbëhet nga 16,000 femra, sipas Departamentit të Mbrojtjes./tvklan.al