Ushtria izraelite ka thënë se 5 ushtarë të tyre janë vrarë nga zjarri i tankeve izraelite në Gazën veriore në një nga incidentet më vdekjeprurëse të këtij lloji që nga nisja e luftës kundër Hamasit në muajin Tetor. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se 5 ushtarët u vranë në kampin Jabalia të mërkurën në mbrëmje si rezultat i zjarrit nga forcat e tyre.

Sipas deklaratës, 2 tanke në zonë qëlluan me 2 predha në një ndërtesë që përdorej nga zëvendëskomandanti i batalionit. Shtatë ushtarë të tjerë u plagosën nga zjarri i tankeve, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite dhe krahu ushtarak i Hamasit thanë të mërkurën se betejat në kampin Jabalia dhe qytetin përreth Jabalia po intensifikoheshin. Gjithashtu betejat u bënë më intensive rreth qytetit jugor të Rafahut, nga ku rreth 600 mijë njerëz janë larguar që nga fillimi i një operacioni izraelit 10 ditë më parë. Më shumë se një milion njerëz të zhvendosur ishin strehuar atje.

Me 5 ushtarët që humbën jetën, vdekjet nga radha e izraelitëve janë rritur në 278 ushtarë të vrarë që nga nisja e ofensivës tokësore në Gaza më 27 Tetor. 348 trupa të tjera ishin në mesin e 1200 personave të vrarë në sulmin ndërkufitar të Hamasit në Izraelin jugor më 7 Tetor.  Ndërkohë, më shumë se 35 mijë e 270 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi./tvklan.al