Ekziston një teknikë e shkëlqyer ushtarake që thuhet se ndihmon këdo që të flejë gjumë brenda dy minutave dhe kjo gjë mund të ndryshojë jetën tuaj.
Teknika që përdoret nga ushtria amerikane i ndihmon ata të flenë gjumë edhe në situata më pak paqësore të tilla si në fushat e betejës.
Teknika është shpikur nga shefat e ushtrisë për t’u siguruar që ushtarët të mos bënin gabime të rrezikshme për jetën për shkak të lodhjes.
Nëse funksionon për pilotet dhe ushtarakët, do të funksionojë edhe për ju, pavarësisht sa të stresuar jeni.
Uluni buzë shtratit tuaj. Sigurohuni që vetëm drita juaj e shtratit është e ndezur, telefoni juaj është silent dhe alarmi juaj është vendosur për në mëngjes.
Relaksojini muskujt e fytyrës. Së pari shtrëngojini ato dhe pastaj ngadalë lërini të lirohen natyrshëm.
Sapo fytyra juaj të ndjehet si stuko e shfryrë, lëreni gravitetin të tërheqë shpatullat tuaja natyrshëm drejt tokës. Lërini krahët të varen gjithashtu, njëra nga tjetra.
Ndërsa e bëni këtë, merrni frymë ngadalë, duke dëgjuar tingullin e frymëmarrjes tuaj. Me çdo frymëmarrje, lini gjoksin tuaj të relaksohet më tej dhe gravitetin të relaksojë kofshët dhe këmbët.
Pas kësaj përpiquni të pastroni mendjen tuaj për 10 sekonda. Nëse mendimet vijnë natyrshëm, lërini të kalojnë, thjesht mbajeni trupin të lirë. Pas disa sekondash mendja juaj duhet të ndihet më e qartë dhe filloni të mendoni për njërën nga tre imazhet e mëposhtme:
Jeni të shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund ose imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar. Nëse dikush nuk është aq i mirë me imagjinatën, mund të përsërisë për 10 sekonda “mos mendo, mos mendo, mos mendo”. Në fund të këtyre hapave, të cilat zgjasin rreth dy minuta, shtrihuni dhe shuani dritën. Kjo është mënyra ideale për të fjetur brenda pak minutash. /tvklan.al