Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dirigjenti dhe kompozitori i njohur shqiptar Ferdinand Deda, ka festuar 60 vjetorin e lindjes së tij. Me këtë rast në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura është organizuar një koncert recital i tij, ku student dhe muzikantë profesionist, kanë luajtur pjesë të ndryshme nën dirigjimin e vetë Ferdinand Dedës.
Ferdinand Deda ka studiuar për kompozicion në konservatorin e Pragës dhe më pas edhe në konservatorin e Tiranës. Ai ka studiuar me profesorin e madh të muzikës shqiptare Mustafa Krantja dhe ka bërë pjesë në grupin e parë të studentëve të diplomuar nga ky profesor. Ferdinand Deda, ka qenë i pranishëm pothuajse në të gjithë festivalet e këngës së lehtë shqiptare, si kompozitor dhe dirigjent i këngëve të ndryshme./tvklan.al
Gazeare – Fjodora Fjora