Superkupa e Italisë, që do të luhet mes Juventusit dhe Milanit, ka nisur me një skandal. Sfida do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, më 16 Janar, në stadiumin King Abdullah Sports City me një kapacitet prej afro 60 mijë shikuesish.
Lega e futbollit italian ka nxjerrë në shitje biletat për tifozët vendas, si dhe për të gjithë ata në mbarë botën. 50 mijë të tilla janë shitur në pak orë, por ajo çka është komentuar si skandal është opsioni për të zgjedhur sektorin e stadiumit.
Arabët kanë menduar të ndajnë më vete beqarët dhe këtu bëhet fjalë vetëm për gjininë mashkullore nga sektorët familjarë, të cilat janë parashikuar si tribuna me publik të përzier, burra dhe gra.
Që prej Janarit të vitit të shkuar, shteti arab mori vendimin që femrat mund të ndiqnin evenimente sportive në stadiume dhe mesa duket, duke përcaktuar sektorë të veçantë për këtë gjini.
Lajmi është shpërndarë në mbarë Europën dhe po komentohet si një ngjarje që mbulon me njollën e diskriminimit, jo pikërisht arabët, por italianët që do të zhvillojnë ndeshjen në këtë vend.
Tv Klan