Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë bërë objekt diskutimi i një tryeze me përfaqësues të forcave politike, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, instituteve të pavarura etj. Temë e rëndësishme ishte lista e votuesëve për të qenë sa më e rregullt në mënyrë që të mos bëhet më pengesë për parregullsitë e zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi si shpeshherë kërkoi përjashtimin e forcave politike nga lista e zgjedhësve duke ia atribuuar këtë çëshjte Ministrisë së Pushteti Vendor.
Ilirjan Celibashi: “Në këtë proces, të paktën ky është mendimi im, partitë politike duhet të shkëputen nga kontributet e tyre. Atyre është shumë mirë dhe domosdoshmërisht duhet t’u garantohet procesi i kontrollit, i vëzhgimit dhe ndoshta i supervizimit të procesit, por absolutisht procesi i menaxhimit të vet.”
Ben Blushi: “Për infrastrukturën, ku hynë listat e zgjedhësve, dua të them që në fillim që ne, pra qeveria, nuk ka titullin e hartimit të listave të zgjedhësve. Ky është një proces që administrohet krejtësisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me autoritetet lokale.”
Fatos Beja sekretar për burimet njerëzore në partinë demokratike ishte i shqetësuar se listat jo të rregullta pengojnë rrotacionin politik. Sipas Bejës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Pushtetit Vendor duhet të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën për listat e zgjedhësve.
Fatos Beja: “Problemi është që në zgjedhjet e ardhshme duke shkuar ende me listat është turp, por listat nuk e zgjidhin problemin, sepse ne kemi ndjerë në dy zgjedhjet e fundit problemin e pareve dhe problemi i pareve është më vështirë për të faktuar dhe në qoftë se duam zgjedhje, prandaj unë do të doja së pari që, garanci politike, publike, që duam rrotacion politik nga ata që kanë pushtetin.”
Diskutimet për manipulimet e zgjedhjeve të kaluara vendore nuk linin vend që takimi të dilte në konkluzione reale se ç’duhet bërë që zgjedhjet e ardhshme të jenë sa më të drejta. /tvklan.al