Ridvan Bode: Kujtojmë konkretisht termat e bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Demokratike të Reformuar. Nga diskutimet e sotme konvergojmë në interesa të përbashkëta dhe përcaktimi politik i përbashkët për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vijim të objektivit që kemi shpallur që opozita pas zgjedhjeve të vjeshtës të jetë mazhorancë në Shqipëri dhe mendoj se në këtë interes politik të përbashkët mundësitë për të gjetur konkretisht terren për të bashkëpunuar në nivel lokal në të gjithë territorin e vendit janë të mëdha sigurisht që bëhet fjalë për të arritur në një marrëveshje kuadër në nivel qendror i cili pastaj do të kërkojë implementimin konkret të saj në nivel lokal dhe mendojmë që degët e partive respektove do të jenë ato që nëpërmjet bashkëpunimit të tyre do të mundësojnë realizimin e kësaj skeme të përgjithshme të bashkëpunimit politik midis partive tona.
Gazetarja: Konkretisht kur mund të finalizohen këto negociata dhe si keni menduar?
Ridvan Bode: Ne mendojmë që brenda ditës së sotme të nënshkruhet një marrëveshje kuadër midis dy partive, të shkëmbejmë opinione dhe sheshuam ato elementë të cilët mendojmë se janë më të diskutueshëm dhe pas kësaj, mendoj se pas arritjes së marrëveshjes së sotme do të filloj konkretisht zbatimi i saj implementimi i saj. Marrëveshja është kuadër, që do të thotë se bihet dakord për parime dhe jo për emra dhe emrat janë produkt i bashkëpunimit konkret për të realizuar të gjitha kandidaturat që do të nxjerrim të përbashkët në nivel lokal të jenë kandidatura që gëzojnë mbështetjen më të madhe elektorale. Elementë të diskutueshëm janë elementët teknik që kanë të bëjnë me raportet midis partive tona dhe nuk kanë të bëjnë me argumente politik.
Gazetarja: Zoti Çollaku shihni në mes të këtyre negociatave një bashkim të Partisë Demokratike dhe Partisë Demokrate të Reformuar? Jo bashkim fizik, por bashkim në parimet në zgjedhje?
Kreshnik Çollaku: Sigurisht ne jemi këtu për të konfirmuar vullnetin e përbashkët për të gjetur rrugët e bashkëpunimit në funksion të një rezultati pozitiv për opozitën tani që është ajo që tha edhe zoti Bode, kthimi në mazhorncë i opozitës pas këtyre zgjedhjeve por edhe më tej.
Gazetarja: Konkretisht ju çfarë kërkoni si parti nga Partia Demokratike?
Kreshnik Çollaku: Ne kemi paraqitur një konkluzion tonin që përputhet edhe me pikëpamjet e kolegëve të Partisë Demokratike mbi hartimin në fazë të parë të një marrëveshje kuadër, pra të parimeve kryesore me të cilat do të funksionojë bashkëpunimi apo marrëdhëniet nëpërmjet partive tona, do të implementohet kjo më tej duke lënë hapësirën e nevojshme të duhur degëve të partive tona në terren do të konkludohet më tej me format konkrete të bashkëpunimit.
Gazetarja: Kjo do të thotë që Partia Demokrate mund të pretendoj të konkurroj e vetme në Tiranë, apo do të konkurroj bashkë me Partinë Demokratike?
Kreshnik Çollaku: Partia Demokrate është e përgatitur të konkurroj si çdo parti besoj unë si e vetme si në bashkëpunim me parti të tjera, por ne jemi të bindur dhe përpjekjet tona janë të vendosura në këtë sens që të arrijmë të japim një produkt, formulë bashkëpunimi e cila mund të garantojë qëllimin tonë si dhe qëllimin e opozitës për të pasur një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme lokale./tvklan.al