Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shiu i furishëm, thuajse gjatë gjithë ditës në Tiranë, e ndërpreu disi hovin e buldozerit në Parkun Rinia. Nuk ka pasur atë ritëm si katër ditët e para, antikoska sot. Një shkak ishte moti i rënduar nga shirat, por edhe se thuajse gjithë lokalet janë kthyer tashmë në gërmadha. Këto janë pamjet e sotme tek Parku Rinia.
Janë me dhjetëra punëtor, që tashmë janë dislokuar në këtë park, në pritje të pushimit të shiut dhe më pas për të nxjerrë ç’të mundin nga gërmadhat. Si gjithnjë prezent policët e rendit, si dhe forcat xheniere të ushtrisë. Është menduar që me sheshimin e plotë të lokaleve, kur të nis puna e xhenierëve për spastrimin e territorit, gjithçka të kryet larg syrit kureshtar dhe për këtë, një ide është edhe rrethimi me llamarina i parkut, por gjithçka do të vendoset kur prej andej të largohet fadroma shkatërruese e Havarit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj