Kjo e diel rezervon ndeshjen vitrinë të kampionatit shqiptar, siç është derbi mes Tiranës dhe Partizanit.
Në stadiumin “Arena Kombëtare”, spektakli është i garantuar, kjo për shkak të rivaliteti të madh mes dy ekipeve të kryeqytetit.
Si Tirana, ashtu edhe Partizani do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila për tifozët do të thotë shumë.
Pritet të jetë një sfidë tejet e luftuar, me bardheblutë e Maganit që vijnë në këtë takim si vendi i shtatë në renditje, ndërsa të kuqtë e Veselinovic si kryesues. Për më tepër, trajneri serb është i vetmi që nuk njeh humbje në këtë kampionat.
Ndeshja Tirana-Partizani, do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 19:00. /tvklan.al