Aktori 72-vjeçar Salih Kalyon ka humbur bashkëshorten mbrëmjen e së dielës.
Inci Kaylon, bashkëshortja e aktorit që mbahet mend për rolin e Serdarit, babait të Ejshanit në serialin “Ezel”, ka humbur jetën në një spital privat në Bodrum, ku po kurohej prej më shumë se një muaji.

Salih Kalyon dhe Inci Kalyon
Sipas agjencisë turke të lajmeve “IHA”, gjendja shëndetësore e saj raportohet se ishte përkeqësuar si pasojë e moshës. /tvklan.al