Ambasada amerikane ka uruar Ditën e Rinisë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale thuhet se sot nderohen studentët guximtarë që 31 vjet më parë protestuan kundër një prej regjimeve më mizore të Europës.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Sot me 8 Dhjetor mbushen 31 vite nga fillimi i Lëvizjes Studentore që solli rrëzimin e regjimit komunist./tvklan.al