Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale e cilëson me rëndësi kritike për një demokraci të gjallë një opozitë të shëndetshme.
E dërguara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn vlerëson mundësitë që thotë se ka patur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Në deklaratë thuhet se, “SHBA-të nxisin të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë”.
“Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor, përfundon”, deklaratën e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn.
Tv Klan