Shumë prej tyre nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë, por është e sigurt që të gjithë kërcejnë e këndojnë. Në ditën ndërkombëtare të tyre, romët e Shqipërisë mbajtën qëndrim solemn ndërsa luhej himni i Romëve Europian.
Fjalët e himnit janë domethënëse të paktën kështu duket nga përkthimi që i bën Kujtim Zelija, anëtar i këtij komuniteti.
Kujtim Zelija: “Eca, eca në rrugë të vështirë, u takova shumë mirë me romët.”
Në vendin tonë jetojnë deri në 120 mijë romë, pjesa më e madhe e tyre të pashkolluar. Shumica i është përkushtuar rritjes së numrit të familjes apo punës private duke harruar shkollën.
Gazetarja: Shkollën e ke mbaruar?
“Jo nuk kam shkollë fare. Nuk lexoj dot, vetëm emrin tim e mbiemër, tjetër asgjë.”
Gazetarja: Po kur shkon për të votuar si ja bën. Për të zgjedhur kandidatin?
“Nuk shkoj fare se nuk di.”
Gazetarja: Sa klasë shkollë ke bërë?
Aktualisht në shkollat shtetërore ekzistojnë kurse të veçanta për mësimin e gjuhës rome megjithatë analfabetizmi mbetet i lartë ashtu si edhe papunësia dhe kushtet e këqija të jetesës./tvklan.al
Gazetare: Dniela Kostandini