Në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan të ftuarit diskutuar për divorcet, proceset e divorcit, shkaqet dhe pasojat e tyre. Avokatja Drita Avdyli teksa foli me detaje për procedurat ligjore që duhet të ndiqen nga palët dha dhe arsyet që çojnë çiftet drejt divorcit.
Ajo çka avokatia theksoi më tej gjatë fjalës së saj ishte kohët e fundit janë gratë ato të cilat bëjnë kërkesat e para për divorc.
Katerina Trungu: Do të doja të pyesja pak për arsyet që i çojnë çiftet përgjithësisht kohët e fundit në divorc çfarë keni vënë re?
Drita Avdyli: Arsyet janë të shumta në fakt, janë dhe ndryshimet ekonomike. Ajo që më bën mua përshtypje është se drejt divorcit po vijnë rastet e mëdha. Numri është në rritje sepse femrat vijnë dhe bëjnë të parat për divorc. Ka nga të gjitha moshat. Madje ne patën përpara një jave një rast të një çifti, ku gruaja ishte 72 vjeçe dhe bashkëshorti ishte 80 vjeç nga Elbasani.
Katerina Trungu: Cili ishte motivi?
Drita Avdyli: Unë mendoja se ata duhet të kishin bërë terapi tek psikologu. Ishin situate shumë të acaruara mes dy personave. Por, i sollën edhe fëmijët e tyre të cilët ishin edhe të martuar. Por ndërmjetësi nuk është këshilltar që t’i këshillojë, kështu që ne i thërrasim veçmas, arrijmë që ne me pyetjet tona të mbyllura dhe të hapura të sjellim palët tek dëshirat që duam, pra të ulim dhe tensionet dhe në momentin që shikojmë që ata janë gati i sjellim në komunikim mes palëve.
Katerina Trungu: Motivi që ata i sjell kryesisht tek divorci, është tradhtia, problemet me fëmijët?
Drita Avdyli: Janë kushtet ekonomike, është edhe tradhtia, janë dhe femrat më të arsimuara tashmë dhe e shohim veten më të lira për ta përballuar vetë jetën. Janë të ndryshme situatat, por mua më vjen keq sepse të gjitha pasojat e fëmijëve, nëse nuk shkojnë në ndërmjetësim dhe nëse nuk ka një psikolog për këtë javë, të gjitha pasojat janë tek fëmijët./tvklan.al