Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe, e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe vështirësitë që ajo është përballur që kur ka qenë 14 vjeç,

Hybe: Kam ardhur nga Italia për një histori të jetës sime shumë  të vështirë. (qan)

Ardit Gjebrea: Po të ndihmoj unë. Ti ke jetuar në Kavajë, sa vjeç ke qenë, 14 vjeç?

Hybe: Kur ka filluar historia ka qenë 14 vjeç e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Sa motra e vëllezër jeni?

Hybe: 4 djem dhe 2 vajza.

Ardit Gjebrea: Ti je e vogla e famijes, ke qenë e përkëdhelura e familjes?

Hybe: Tek babi shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe me babin e ke problemin, sa vite ke që nuk flet me të?

Hybe: 3 vite.

Ardit Gjebrea: As me mamin as me babin. Në çfarë mënyre hyri bashkëshorti në jetën tënde?

Hybe: Në mënyrë shumë provokuese, si në kurth.

Ardit Gjebrea: U fute në kurth dhe t’u imponua.

Hybe: Po, ai jetonte në Sanremo. Ky nuk më njihte mua fare dhe as unë atë. Po një djalë nga fshati im më njihte shumë mirë dhe më merr në telefon dhe më thotë shiko se të kam gjetur një djalë të mirë, është shoku im punojmë bashkë dhe dua të ta prezantoj. Unë i thashë sa kam mbaruar shkollën nuk më interesojnë këto gjëra. Ai më thotë nëse nuk do të flasësh me këtë çunin, unë do të të marr çdo orar të natës.

Ardit Gjebrea: Ti ishe vetëm 14 vjeç, a u trembe?

Hybe: U tremba dhe fola në telefon. Aq e vogël sa isha ia bëra të qarta të dyve. I thashë ne flasim, por unë nuk e kam idenë se kush je. I thashë kur të vish në Shqipëri shihemi dhe nëse familja është dakort edhe unë jam dakort. Erdhi në Shqipëri, u takuam rastësisht në fugonat e rastit dhe i thashë e lëmë këtu, nuk më pëlqen. Më tha nëse ti nuk do flasësh me mua dhe nuk mban lidhje me mua, po u fejove do të të ndaj me tjetrin. Do t’i them që ti ke ardhur me mua, ke dalë, ke bërë çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëre ti pastaj, a u nënshtrove?

Hybe: Mua më dukeshe që kisha hyrë në një rrugë që nuk dija si të dilja. Vëllezërit nuk i kisha pranë, i kisha në Itali. Kisha shumë frikë të flisja me babin për këtë gjë sepse është shumë fanatik dhe nuk do më kuptonte asnjëherë. Ky nuk u bindte që të më linte, i thashë më ço lajm tek shtëpia. E solli babën e vetë dhe më kërkoi dorën dhe baba tha unë nuk kam gocë për t’u martuar sepse është shumë e vogël. Ai i tha shko pyet vajzën tëndë sepse ajo dhe djali im i kanë rregulluar punët për këtë gjë. Baba u prek shumë erdhi dhe më pyeti, i thashë po e kam bërë këtë gabim dhe babi i thotë atij nuk të pranoj si mik dhe e përzen ish-vjehrrin.

Më pas babi më tha hajde më trego gjërat siç janë dhe më pyeti me të mirë. I tregova sepse besova që nuk do më rrihte. I tregova si u lidha dhe më tha ti qënke fejuar, s’ka ngelur gjë për mua, mund të ikësh. Ika tek shtëpia e tij, ndejta 7 vite në fshat duke pritur që të më bënte dokumentat, linda djalin në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj?

Hybe: Jo shumë mirë sepse ishte shumë xheloz. Babi më tha vetë e zgjodhe, nëse të ndodh gjë nuk më vend tek shtëpia ime. /tvklan.al