Tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan trajtoi një situatë. Një burrë që ka humbur bashkëshorten kërkon të rimartohet, por vajzat 15-vjeçare nuk pranojnë. Për këtë rast, mes shumë telefonatave, u rrëfye edhe një eksperiencë personale.

Mondi nga Tirana tregon se është baba i një djali e një vajze. Djali është rritur nga gruaja e tij e dytë dhe kanë një lidhje të ngushtë. Vajza, prej momentit që ka zgjidhur disa çështje dokumentacioni, nuk flet më me të atin.

Mondi: Unë kam çunin tim  me nusen e parë. Kur u fejua çuni im e u martua, e prezantoi, i tha “mami” dhe unë jam martuar dhe çunin që e ka rritur njerka, mbaron për njerkën tani dhe mua nuk më ka thënë “pse u martove”.

Aldo: E kuptoj, çuni.  Po goca?

Mondi: Gocën e ka ajo. Goca derisa ishte 18 vjeç, kishte nevojë për firma, për gjëra, i kanë folur keq a ku di unë. Qëkur bëri dokumentet, as telefonit nuk m’i bie.

Aldo: Ky  është hall.

Mondi: Është i vërtetë ky muhabet dhe  më vjen shumë inat se çuni ngjason si paraqitje nga dajat, goca  më  ngjason kopje mua.

Aldo: Kjo është tjetër gjë. Ne po themi në një rast të tillë, fatkeq…

Mondi: Në një rast të tillë duhet të martohesh, mbaroi muhabeti.

Aldo: Po goca, ka edhe ajo të drejtën e vet se nuk është kaq kollaj.

Mondi: Po t’i qëllojë gocës ashtu? Obobo paska pasur të drejtë babi thotë.

Aldo: Po është 15 vjeçe.

Mondi: Unë s’e pyes shumë gocën, bëj atë që më thotë truri mua./tvklan.al