Lulzim Basha pritet të mbledhë rreth orës 18:00 Kryesinë e Partisë Demokratike, një ditë pasi opozita dorëzoi mandatet e deputetëve. Lajmi bëhet i ditur nga burime të ABC News.

Sot Lulzim Basha ndodhej në Vienë ku u takua me përfaqësues të Partive Popullore Europiane në OSBE. Këta të fundit, Basha i informoi për situatën politike në vend dhe vendimin ekstrem të djegies së mandateve të deputetëve.

Në mbledhje me përfaqësuesit e PPE në OSBE që u zhvillua në Vienë, ishin të pranishëm edhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit amerikan. Pas kthimit sot nga Viena, në orën 18:00 është paralajmëruar se Basha do të mbledhë Kryesinë e partisë.

/tvklan.al