Rrezikon rënien në renditjen e ATP

Refuzimi i radhës për të marrë vaksinën kundër Covid-19 penalizon sërish Novak Djokoviç. Tenisti serb nuk do të marrë pjesë në turneun madhor të US Open, pasi organizatorët nuk e toleruan aspak, duke i mohuar pjesëmarrjen në kompeticionin që do mbahet nga 29 Gushti deri me 11 Shtator.

Djokoviç nuk ka pranuar që të marrë vaksinën, edhe pse deri në turneun e madh kanë mbetur më pak se 14 ditë, periudhë e cila mund të shfryëzohej prej tij për të marrë dozën kundër Covid-19 dhe të siguronte hyrjen në territorin e Kanadasë.

Ky është turneu i radhës që Djokoviç humbet për shkak të shmangies së vaksinës së koronavirusit, pas atij të Australian Open, Indian Uells dhe Miami Open.

Një zhvillim që sigurosht po ndikon negativisht tek tenisti serb, i cili tashmë po shikon të rrëshkasë në renditjen e përgjithshme të ATP.

Klan News