Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zbuluan se janë në një pritje të ëmbël.
Gjatë një feste të organizuar në stadiumin “Air Albania”, Uzuni zbuloi se do të bëhet baba i një djali. Padyshim ky mund të quhet si goli më i mirë në karrierë për sulmuesin, i cili do të ketë një motivim ekstra për të ardhmen.
Lojtari beratas, është pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Duke parë mungesat, por edhe formën e shkëlqyer të Uzunit, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë si titullar në sulmin e kuqezinjve. /tvklan.al