Në Javën e Kulturës Italiane, Marsela Çibukaj ishte e ftuara speciale që udhëhoqi një koncert në sheshin “Italia”. Veç publikut aq të dashur për të, krah saj ndodhej edhe partneri i jetës, Vitmar Basha. Ky i fundit ka patur diçka për të thënë për Marselën për programin “Rudina” në Tv Klan. Veç vlerësimeve për të, Vitmari ka edhe një pyetje paksa ‘pikante’ për këngëtaren.
Vitmar Basha:Kemi një jetë shumë dinamike, por që nuk mërzitemi kurrë, kjo është gjë pozitive, si në të mirë, edhe në të keqe.
-Në natyrën e Marselës, cila është gjëja që vlerësoni më shumë?
Vitmar Basha:Është njeri shumë direkt, shumë i sinqertë, shumë energjik dhe për ta lidhur edhe me horoskopin, duke qenë ajo një Dash dhe dita e parë e Dashit, ajo ka shumë energji dhe është gjithë kohës në… lëviz gurët, lëviz themelet, është njeri shumë emotiv nga ana tjetër, por edhe shumë i fuqishëm.
-Një urim që do t’i bënit asaj?
Vitmar Basha:E di si po më vjen, po më vjen kështu direkt, si kënga e Lana Del Rey, “a do të më duash edhe kur të plakem?” Shpresoj që ajo të më dojë edhe kur të plakem, unë ta dua edhe kur ajo të plaket, domethënë përgjithmonë.
Pas transmetimit të insertit, Marsela nuk priti për t’ia shprehur publikisht deklaratën e saj të dashurisë.
Marsela Çibukaj: Përgjithmonë do të të dua!
Rudina Magjistari: Duhet ta sigurosh gjithë kohës. Të do shumë kam përshtypjen.
Marsela Çibukaj: Vitmari më do shumë, unë e dua akoma më shumë dhe kjo është një ndjenjë që nuk njeh kohë, nuk njeh momente të caktuara, është konstante, është aty. Ne së pari me njëri-tjetrin jemi dy shokë shumë të mirë, jemi dy shokë shumë të ngushtë. Unë gjithmonë i bëj këtë pyetjen “jam unë shoqja jote e ngushtë më e mirë” dhe ai thotë “po”. Kjo do të thotë që ka shumë ‘feeling’ midis nesh, edhe në heshtje ne kuptohemi, edhe në distancë ne kuptohemi dhe kjo është diçka që lind, është një magji që lind midis dy njerëzve që ndoshta me të vërtetë kanë qenë të destinuar që të ishin bashkë dhe kështu shpresoj që sa të kemi jetë e shëndet, derisa Zoti, jeta të dojë, ne të jemi krah njëri-tjetrit./tvklan.al