sh-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.

Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.

Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?

Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për aryse sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kshin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?

Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.

Pyetje: Depueti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?

Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publkon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.

Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?

Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.

Pyetje: Si hyri në komisariat?

Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.

Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?

Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.

Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?

Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.

Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?

Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.

Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?

Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë. /tvklan.al