Në kohën kur sezoni turistik shënon kulmin numri i turisteve kosovare që kalojnë në pikën kufitare të Morinës ka shënuar rekordin e 10 viteve të fundit.

Vetëm në 25 ditët e para të muajit Korrik përmes kësaj pike kanë kaluar rreth 400 udhëtare dhe afro 91 mijë automjete.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë qytetare të Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet.

Hapja e autostradës Kalimash-Rrëshen ua ka lehtësuar ndejshëm udhëtimin dhe ka shkurtuar distancën me bregdetin shqiptar.

“Përfundimisht jemi shumë, shumë të kangur me rrugën. Së shpejti ishallah bashkohet dhe tuneli tjetër dhe besoj që do ketë shumë rezultate”.

“Pushimet i kam kaluar në plazhin e Durrësit,. Një vend shumë i bukur dhe këtu shumë mirë kalojmë, rruga shumë e mirë, të gjitha në rregull”.

“Rrugët janë mjaft solide të mira, kështu që besojmë që do të kapacojmë mirë deri në Durrës”.

Për të përballuar këtë fluks, policia kufitare e Kukësit ka marrë masa lehtësuese në kryerjen e procedurave.

Ylber Zyberi: “Po të marrim në konsideratë shifrat e këtij muaji, mund të them krahasimisht me vitet e tjera është shumë e lartë. Kjo siç dihet për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe lehtësirave të qarkullimit të qytetarëve”.

Edhe kryeministri Berisha kërkoi një ditë më parë në një mbledhje të posaçme me anëtarët e kabinetit dhe krerët e disa institucioneve shtetërore, që të shmangen në maksimum burokracitë në pikat kufitare, gjatë sezonit turistik./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro