Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ndryshimi në përbërjen e koalicionit qeveritar është vetëm çështje ditësh. Defakto Aleanca Demokratike është ndarë nga grupimi i majtë dhe pret vetëm vendimin formal të kongresit të saj. Partia Socialiste dhe ajo Social Demokrate kanë konfirmuar sot se do të shkojnë në zgjedhje sëbashku. Ndërkohë socialistët nuk shqetësohen aspak nga largimi i Aleancës Demokratike.

Namik Dokle:- “Nuk ka ndonjë vendim zyrtar të PAD për të mos marrë pjesë në koalicion, gjithsesi çdo parti është e lejuar dhe ka të drejtën të vendos mënyrën se si do paraqitet përpara elektoratit. Ne nuk na shqetëson ndonjëgjë e tillë sepse ne mendojmë që partitë duhet të merren para fushatës me gjëra të mëdha, me zgjidhjen e problemeve që ka populli, me çështje të punësimit, çështjeve sociale dhe jo me teorite partiake”.

Skënder Gjinushi:- “Koalicioni kuptohet që nuk prishet më, në kuptimin që ka një Aleancë për Shtetin, të cilat do i përballoj sëbashku të gjitha fushatat elektorale”.

Për Aleancën Demokratike kandidimi në zgjedhjet lokale pa partitë e koalicionit shmang dypartitizmin në Shqipëri por vë në vend edhe padrejtësitë e bëra nga socialistët ndaj aleancistëve. Tashmë Aleanca Demokratike ka gati emrat e kandidateve të saj.

Preç Zogaj:- “Më datën 8 Prill, sigurisht Aleanca do marrë vendimin zyrtar për zgjedhjet lokale dhe mesa shihet kjo konferencë do të votoj për daljen vetëm në këto zgjedhje. Aleanca synon të provoj forcat por të ofroj edhe një shanc sepse ne prej kohësh synojmë të ndërgjegjësojmë sa më shumë njerëz për kapërcimin e periudhës së dy partitizmit në shqipëri. Kjo nuk i shkon Shqipërisë, dy partitizmi i shkon demokracive të vjetra të konsoliduara dhe në ofrojmë këtë kontribut”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego