Seriali dramatik më i ndjekur i vitit 2019/20, fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë, “Doktori i Mrekullive” do të nis transmetimin në Tv Klan. Një fenomen televiziv duke u renditur i pari me shifra rekord audience në çdo episod të tij. Një titull ndërkombëtar, ku versioni turk shpallet si versioni më i arrirë dhe më i ndjekur.

I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjej dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët më të mirë.

Një nga rolet më brilante të Taner Ölmez (i njohur nga serialet Sulltanesha Kosem, Qyteti i humbur) sëbashku me aktorët e tjerë Onur Tuna (Filinta, Molla a ndaluar), Sinem Ünsal (Dashuri bardh e zi, Bija Ime) Hazal Türesan (Dashuri e ndaluar, Diamante dhe dashuri) e shumë të tjerë. Një tjetër sukses i padiskutueshem vjen premierë në Tv Klan nga 7 Nëntori çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:05. /tvklan.al

