Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulta të dy javëve të fundit ndaj monedhës së përbashkët europiane dhe ra në nivelet më të ulta të njëmbëdhjetë viteve ndaj paundit britanik, pasi paraljmërimet e G shtatës (G7) për paqëndrueshmëri në lëvizjet e çrregullta në kurset e këmbimit nuk arritën të mbështesnin monedhën amerikane. Por edhe pas deklaratave të dala nga mbledhja e G shtatës (G7) në tregjet financiare vazhdon të dominojë sërish ndjenja negative për monedhën amerikane dhe vetëm ndërhyrja e Bankës Qëndrore Europiane dhe një përmirësim i treguesve të defiçitit të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë trendin rënës të dollarit, që tashmë dominon tregjet. Sipas ekspertve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brëndshëm valutor janë pasqyruar lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombtare duke bërë që monedha jonë ndërkombtare të vlerësohet ndaj dollarit amerikan dhe të humbasë terren ndaj monedhës së përbashkët. /tvklan.al