Kështu protestuan fermerët në Lushnjë. Hodhën domate dhe kastravecë në rrugë në shenjë proteste për çmimin e ulët të tregut. I shesin me 20 lekë kg ndaj u grumbulluan te vendi i quajtur “Ura e Kuçit” në aksin Lushnjë-Berat.

Për rreth 1 orë bllokuan rrugën ndëërsa u përplasën edhe me forcat e policisë.

Ata fajësojnë pikat e grumbullimit se ua marrin produktet me çmim që nuk justifikon kostot ndaj kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

“Ata që blejnë domatet, tallen me gjakun tonë. E marrin nga greku, gjasme më pak lekë…Por prodhimi i jashtëm që vjen në Shqipëri është kanceroz, është me hormone.”

“Ça t’i bëjmë?! Ta bëjmë salcë?! Ta ziejmë…”

“Duhen kontrolluar pikat e grumbullimit se e marrin pa çmim…”

Nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë situatë fermerët thonë se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre.

Klan News