Komisioneri Publik i gjen probleme me pasurinë
Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë para Komisionit të Pavarur të Apelimit. Por pa nisur ende seanca, Prela është përplasur me dy gjyqtaret e KPA, Ina Ramën dhe Natasha Mulajn.
Ajo ka kërkuar përjashtimin e Ina Ramës nga trupa gjyqësore, me argumentin se para disa vitesh në Durrës, Prela ka hetuar kushërirën e ish-kryeprokurores.
Ndërsa për Natasha Mulajn, Prela tha se po heton dy vëllezërit e gjyqtares, për një përplasje me armë te Rruga e Elbasanit, në Shkurt të këtij viti.
Pavarësisht kërkesave, seanca ka vijuar deri në marrjen e një vendimi. Komisioneri Publik kishte gjetur disa probleme në pasurinë Donika Prelës.
Ajo u akuzua se ka fshehur të ardhurat e bashkëshortit, duke mos paguar sigurimet shoqërore, ndërkohë që për disa hua në vlerën 15 mijë dhe 25 mijë euro, Komisioneri Publik tha se këto para nuk justifikohen nga personat që janë kanë dhënë borxh familjes Prela.
Tv Klan