Juventusi ka mbyllur vitin me barazim. Bardhezinjtë u ndalën në shtëpi nga Fiorentina, me rezultatin 2-2.

Pavarësisht formës së treguar nga Khephren Thuram, i cili realizoi një dopietë golash, “Zonja e Vjetër” nuk ia doli të marrë fitoren.

Për miqtë shënuan Kean në minutën e 38-të dhe Sottil në minutën e 87-të, që vulosi takimin në 2-2.

Me këtë barazim, Fiorentina mban vendin e pestë me 32 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të gjashtë. /tvklan.al