Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli pas aktit të djeshëm të tërhqjes ka heshtur dhe ka refuzuar gazetarët. Megjithëse ajo sot ndodhej në momentet e sa të fundit në zyrën e ministres, ka preferuar të mos thotë asgjë plrballë kameras. Dorëheqja e saj si dhe propozimi i Metës për ta zëvëndësuar me juristin Sokol Nako i cili vjen nga shoqëria civile, ka ngjallur sot reagimet e krerëve për Aleancën për Shtetin. Për partinë më të madhe në pushtet, dorëheqja e Shulit shihet si një akt civil dhe si zgjidhja më e mirë pas shumë kritikash në drejtim të saj.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Namik Dokle, formula e koalicionit nuk është prishur sepse formula është politike.

” Nga kjo pikëpamje unë mendoj se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe të pesë partitë që qeverisin Shqipërinë janë po ato raporte politike dhe janë të angazhuara për të realizuar programin e qeverisë dhe nga realizimi sa më i mirë i këtij programi, fitojnë politikisht të gjitha partitë pjesëmarrëse në koalicion.”

Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Aleanca Demokratike Peshkëpia, Shuli ka bërë një akt burrëor sado që është grua. Sa për vlerat aktuale të koalicionit, liberaldemokratët janë të pakënaqur.

” Nuk është një koalicion real përfundimisht, është shumë larg syrit të një koalicioni real dhe e vetmja gjë që na mbetet të themi është të paktën që kështu siç është të funksionojë mirë në qeverisje, politikisht nuk shikoj ndonjë funksionim të tij por të paktën të funksionojë në qeverisje. “

Në një konferencë për shtyp, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Partisë Socialiste Luan Rama duke pohuar se në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste do të analizohet puna e qeverisë si dhe e ministrave të veçantë, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime të reja në Kabinetin Meta./tvklan.al