Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Eduard Çuni u dorëzua në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës. Ai është paraqitur në burgun 325, nga u lirua në mënyrë të paligjshme në datën 19 Prill.

Pas përfundimit të dënimit për akuzën e vjedhjes, Çuni do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e vrasjes, të ndodhur në vitin 2001. I vetëdorëzuari u transferua sot paradite nga burgu 325 në atë të sigurisë së lartë 313. Ai ka një masë sigurie burg pa afat për akuzën që rëndon ndaj tij.

Ndërkohë nga burime të konfirmuara mësohet, se prokuroria pritet të ndryshojë akuzën që rëndon ndaj juristit të burgut 313 Ardian Kasa, shpërdorim detyre. I arrestuar si përgjegjës për lirimin e Çunit. Ndërsa gjykata të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, duke e liruar nga qelia.

Aktualisht është në kërkim nga policia ish-drejtori i burgut 325 Ajet Zyberi, ndërsa ka masën e sigurisë detyrim paraqitje ish-juristi i po këtij burgu Dritan Cenaj. Ndërkohë janë publikuar dhe dy skandale të tjerë për lirim të paligjshëm nga qelia të personave të akuzuar për vepra të rënda penale, gjë që ka çuar dhe në shkarkimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës një ditë më parë./tvklan.al