Lajme Arkiva 2003
Shqipëria duhet ti japë fund luftës së brendshme sepse është në dëm të vendit, por edhe të negociatave të stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, kryetarja e delegacionit evropian për Evropën juglindore Doris Pack e quajti jo normale situatën aktuale të qeverisjes me zëvendës ministra.
Nuk ka mazhorancë dhe këtë problem kryeministri duhet ta zgjidhë brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Më duken të pabesueshme, u shpreh Doris Pack, akuzat që i drejtojnë njëri-tjetrit anëtarët e Partisë Socialiste, çdonjëri prej tyre duhet ti drejtohet gjykatës nëse ka informacione për krimin e organizuar apo trafiqe.
Sistemi i drejtësisë është ende i dobët dhe duhet miratuar sa më shpejtë ligji për pronat tha eurodeputetja Doris Pack. Doris Pack vlerësoi suksesin e kodit zgjedhor, por e quajti jo normale mosshpalljen e rezultatit për Tiranën. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve paguhet për ta zgjidhur këtë problem u shpreh Pack dhe nis puna për verifikimin e listave të zgjedhësve.
Doris Pack deklaroi se për tu bashkuar me Evropën nuk duhet vetëm të firmosen marrëveshje, por edhe të zbatohen ato./tvklan.al