Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Safet Bajrin. Pas rreth një orë e 30 minuta seanca, gjyqtarja Etleva Deda vendosi që ai të hetohet nën masën e “arrestit në burg”.

Safet Bajri akuzohet nga SPAK se së bashku me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin planifikuan dhe organizuan vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas Prokurorisë së Posaçme ai u ekzekutua për hakmarrje, për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana.

Sipas SPAK për këtë ngjarje, Behar Bajri akuzonte si autor Ibrahim Licin. Por avokati i Safet Bajri mohoi akuzën në sallën e gjyit. Për mediat ai theksoi se klienti nuk ka lidhje më këtë krim.

“Nuk ka lidhje as me këtë çështje, as me Bilalin, as Beharin. Ka mbajtur qëndrim, nuk e kanë pranuar, vetëm prova shkresore të vjetra të kohëve që janë hetuar dhe nuk ka lidhje me këtë çështje penale”, tha Sokol Tahiraj.   

Safet Bajri u arrestua të premten me urdhër të Gjykatës së Posaçme. Ai u prangos nga forcat RENEA në Shkodër dhe u soll nën masa të forta sigurie fillimisht në drejtorinë e policisë së kryeqytetit dhe më pas u transferua ne paraburgimin 313.

Klan News