Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Drgahi prezantoi raportin mbi konkurrencën e BE-së të kërkuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen 1 vit më parë për të ringjallur ekonominë e bllokut.
Ai tha në konferencën për shtyp se Bashkimi Evropian ka nevojë për reforma radikale dhe për një plan të dytë Marshall në mënyrë që të frenojë rënien e shpejte shpejtë ekonomike dhe te vijojë të ekzistojë.
Mario Draghi, ish-kryeministër i Italisë: Ne kemi thënë shumë herë se rritja ekonomike është ngadalësuar për një kohë të gjatë në Evropë, por ne e kemi injoruar atë. Deri para dy vitesh nuk do të kishim bërë kurrë një bisedë të tillë si kjo që po bëjmë sot, sepse gjërat po shkonin mirë nga globalizimi, papunësia po binte vazhdimisht por tani nuk mund ta injorojmë më. Tani kushtet kanë ndryshuar, tregtia botërore po ngadalësohet, Kina po shumë bëhet shumë më pak e hapur ndaj nesh dhe në fakt po na konkurron në tregjet globale. Ne kemi humbur furnizuesin tonë kryesor të energjisë së lirë, Rusinë për shkak të luftës.
Draghi tha se bllokut i duheshin investime shtesë prej 750-800 miliardë euro në vit, me shume se dyfishi i planit Marshall që Evropa mori për rimëkëmbjen pas luftës së Dytë Botërore.
Klan News